Lajmet e fundit

Skandaloze: Për këto arsye Raporti i Progresit thotë se Kosova ka dy qeveri- një të PDK e një të LDK

Raporti i Progresit, ka vërejtur se në shumë raste se Kosova gati që udhëhiqet nga dy Qeveri, njëra e përbërë nga ministrat e LDK dhe tjetra nga ata të PDK-së, shkruan Gazeta Blic.
Sipas Komisionit Evropian, transmeton Gazeta Blic mungesa e bashkëpunimit dhe komunikimit mes ministrave nga LDK-ja dhe PDK-ja, po shkakton mungesë në efikasitet të qeverisjes.
“ Bashkëpunimi i kufizuar nga ministritë e udhëhequra nga PDK edhe ato nga LDK në shumë raste ka penguar efikasitetin në arritjen e përparimit në pikat kryesore të qeverisjes. Qeveria duhet të mbërrij afatet kohore të vendosura për strategjitë dhe planet e ndryshme të punës, me një koordinim më të mirë dhe përmirësim të komunikimit mes partnerëve të koalicionit”, thuhet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, i cili është bërë publik të martën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.