Nëse një studentë dëshironë të bëjë një pagesë prej 5 eurove për qëllime e tij studimore në bankën turke në Kosovë TEB, atëherë po edhe aq duhet të paguaj për provizion.
Një vendim të tillë që po vlerësohet si skandalozë, TEB e ka marrë nga fillimi i këtij muaji.
TEB ka rritur në 5 euro provizionin për pagesat që kryhen në këtë bankë për qytetarët që nuk janë klientë të saj, përderisa për klientët e bankës provizioni është caktuar të jetë 3 euro, raporton ORAinfo.
Me vendimin e fundit, TEB tashmë është banka që aplikonë provizionin me të lartë në vend, pasi që në bankat tjera duhet të paguhet 1.50 deri në 2 euro për provizion.
Më të lirat në tarifën për provizon mbetën Institucionet Mikrofinanciare të cilat provizionin për pagesa e kanë prej 0.50 euro.
Megjithatë, tarifat për shërbime në bankat komerciale në Kosovë janë më të lartat në rajon, edhe pse në shtetet e rajonit, pothuajse bankat janë të njëjta.
E shtrenjtimi i këtyre tarifave, sipas zyrtarëve të bankave, është bërë për të inkurajuar klientët që të ulin përdorimin e parasë së gatshme dhe të shfrytëzojnë kanalet tjera alternative që janë falas për klientët.
Në anën tjetër, qytetarët thonë se këto tarifa janë shumë të shtrenjta dhe po ndikojnë në buxhetin e tyre familjar.
“Kjo është thjeshtë hajni. Askund në botë nuk ka që për një pagesë të merren 5 euro provizion”, ka thënë Halim Krasniqi, qytetar.
Ndryshe, Bankat në Kosovë në nëntë mujorin e parë të këtij viti kanë arritur që t’i rrisin fitimet e tyre për 23 milionë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë.
Ndryshe, këto banka gjatë periudhës janar-shtator kanë fituar 69 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprakë kanë fituar 46.9 milionë euro. /ORAinfo/