Lajmet e fundit

Skandaloze: VIP-at i fshehin fëmijët me nevoja të veçanta

Fëmijët me nevoja të veçanta janë ndër grupet më të margjinalizuar dhe të përjashtuar nga të tjerët, pasi që u mohohet e drejta në shëndetësi, arsim dhe në shërbime sociale.

Mirëpo, qendra “Përparimi” në Prishtinë i bën bashkë fëmijët, të cilët edhe pse janë me nevoja të veçanta, mësojnë e ndihen mirë.

E Florenti, i cili kur fliste për shokët që i don shumë, thotë se mësuesja nuk u bërtet.

Prandaj njana prej mësueseve, Hyra Salihu-Zeka, e quan privilegj, por edhe angazhim të madh punën me këta fëmijë.

Ndërsa për psikologen e shkollës, Blerina Haliliaj, puna këtu është sfidë.

Për drejtoren Igballe Potera, procesi mësimor është më i veçantë se në shkollat tjera, sepse mësimdhënësit kanë role të ndryshme gjatë orëve të mësimit.

Mirëpo, jashtë kameras, drejtoresha thotë se disa figura publike në Kosovë, i kanë kërkuar që fëmijët e tyne, të cilët frekuentojnë këtë qendër, mos të dalin para kamerave, duke u përpjekë kështu me e mbajtë të fshehtë faktin se ata bëjnë pjesë në kategorinë me nevoja të veçanta.

Qendra “Përparimi” numëron 132 nxënës të shpërndarë në katër nivele, parafillor, fillor, e mesme e ulët  dhe që nga viti 2009, egziston shkolla e mesme e lartë e drejtimit hortikulturë.

Veç kësaj, nxënësit angazhohen në aktivitete të ndryshme, si futboll, basketboll, derisa nuk mungon as teatri e filmi./Rrokum/

https://www.youtube.com/watch?v=yu4mT1zzPNg

Leave a Reply

Your email address will not be published.