Lajmet e fundit

Skender Merturi refuzon drekën Komunale

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Skender Merturi, ka refuzuar drekën e cila u shtrua me rastin e festes së fundvitit nga udhëheqja komunale e Komunës së Klinës.
Ai përmes një postimi në facebook është shprehur kështu.
 
Të dashur qytetar të Klinës!
 
Sot ishte seanca e fundit për këtë vit e Kuvendit Komunal. Edhe këtë vit, si viteve të tjera, nuk kishte ndonjë sukses për sa i përket Komunës sonë. Buxheti ishte një nga dështimet e këtij viti. Meqë ishte seanca e fundit për këtë vit, unë publikisht e refuzova drekën e shtruar nga udhëheqja e komunës, duke u solidarizuar me ato familje të cilat ky fundvit i gjenë edhe më të varfëra! Po ashtu refuzova të marr për vete edhe dhuratën në vlerën prej 40 euro, dhe bashkë me 40 euro të dhuruara nga qytetari Gjergj Duhanaj, (80 euro) vendosëm t’ua shpërndajmë katër familje skamnore duke u dhuruar pako ushqimore.
 
Mbetëm me shpresë që vitin e ardhshëm të ketë më shumë barazi, më shumë solidaritet, më shumë përgjegjëshmëri e më pak varfëri për qytetarët e Klinës e të Kosovës!
 
Me shumë respekt
 
I juaji, Skender MERTURI

Leave a Reply

Your email address will not be published.