Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti së bashku me vëllain e tij, për shkak të një mosmarrëveshje dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda pasi që dyshohet se është goditur edhe me mjete të forta.
Viktima për shkak të lëndimeve pas tretmanit në Spitalin Rajonal në Mitrovicë është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje./