Shkëlzen Gashi pritet të largohet nga Baseli, mirëpo përkundër kësaj ai mund të mbetet në Zvicër.
Luzerni i është shtuar ekipeve të interesuara për sulmuesin shqiptar, Shkëlzen Gashi, transmeton Sportal nga Blick.
Gashi nuk po gjen hapësira te skuadra kampione e Zvicrës, ndërsa mund të largohet gjatë janarit, te një skuadër në të cilën do të kishte minutazh më të madhe, para Kampionatit Europian.
Te Luzerni aktualisht paraqiten edhe dy shqiptarë të tjerë, Jahmir Hyka dhe Migjen Basha.
Për Gashin interesim i madh ka ardhur edhe nga Serie A.