Ministri i Financave të Sllovenisë, ka deklaruar se menaxhimi i fluksit të emigrantëve ka kushtuar më shumë se 11 milionë euro.
Dushan Mramor para deputetëve ka theksuar se në këtë shifër janë përfshirë kostot e marrjes, akomodimi dhe ushqimi për emigrantët, ndërsa ka shtuar se në këtë shifër hyjnë edhe tendat, tualetet, treni, si dhe transporti më autobus.
Ai theksoi se kjo shifër i referohet masave që lidhen me 217 mijë emigrantët që kanë hyrë deri më 15 nëntor.
Sipas raporteve të policisë, më shumë se 260 mijë emigrantë kanë hyrë në Slloveni të marten.
Dushan Mramor tha se në shifër nuk janë të përfshira shpenzimet nga bashkësitë lokale.
Sllovenia, vend me 2 milionë banorë, ka kërkuar ndihmë nga BE-ja, duke insituar se nuk janë në gjendje të përballojnë krizën e emigrantëve.