Lajmet e fundit

Slloveni, vetëm në fillim të vitit 2016 kanë hyrë mbi 15 mijë emigrantë

Sipas autoriteteve policore në Slloveni nga 1 janari deri mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 15 mijë e 414 migrantë, nga të cilët 2 mijë e 626 dje, dhe gjatë orëve të para të kësaj dite 857, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Drejtorisë policiore në Novo Mesto, dje në vendkalimin kufitar të trafikut ndërkombëtar hekurudhorë Dobova nga Kroacia kanë mbërritur tre trena.

Treni i parë që transportonte 886 migrantë nga Slavonski Brod në Dobova mbërriti dje një orë pas mesnate, dhe tjetri në të cilën kishte 858 migrantë mbërriti në orën 13:00. Treni i tretë mbërriti mbrëmë vonë.

Pas ofrimit të ndihmës humanitare dhe mjekësore, si dhe kontrollit të huajve në prani të policëve u transportuan në brendësi të Sllovenisë.

Nga Sllovenia në Austri në janar janë transferuar 13 mijë e 924 migrantët, prej të cilëve vetëm dje 2 mijë e 543.

Sipas policisë sllovene, nga mëngjesi i sotëm në qendrat e pritjes në Slloveni ndodhen 1 mijë e 790 migrantë ku 1 mijë e 210 prej tyre në Dobova Livarna, 428 Shotoishçe Shentil, dhe 152 në Qendrën për të huaj.

Që nga fillimi i krizës së migrantëve në Slloveni nga 16 tetori deri me 31 dhjetor 2015, kanë hyrë 378 mijë e 604 migrantë.

Në Austri nga 20 tetori deri më 31 dhjetor 2015 janë transferuar 365 mijë 790 migrantë

Leave a Reply

Your email address will not be published.