Parlamenti slloven pritet të miratojë ndryshimet në ligjet e saj, për të lejuar ushtrinë që të ndihmojë policinë rreth ruatjes së kufirit.
Pas mbylljes së kufirit mes Hungarisë dhe Kroacisë, fluksi i madh i refugjatëve janë duke e përdorur Slloveninë si vend tranzit për të vazhduar më pas drejt vendeve të BE-së, raporton Reuters, transmeton Kosovanews.
Qeveria ka propozuar amendamente për ligjin e saj mbi mbrojtjen e kufirit gjatë natës, pasi rreth 8000 refugjatë dhe emigrantë kanë kaluar në territorin slloven vetëm ditën e hënë, ndërsa vetëm 2000 nga ta janë lejuar të kalojnë në Austri.
“Kjo nuk ka të bëjë me një gjendje të jashtëzakonshme, por ka të bëjë me forcimin e kontrollit në kufi,”t ha kryeministri Miro Cerar, transmeton Kosovanews.
Qeveria nuk ka dhënë detaje të ndryshimeve të propozuara mbi ligjin, por ka lëshuar një deklaratë duke theksuar mungesën e kapaciteteve për t’u marrë më fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve në Slloveni dhe duke u bërë thirrje vendeve të BE-së për ndihmë.
Sllovenia e cila ka rreth 2 milionë banorë kufizohet me Kroacinë, Hungarinë, Austrinë dhe Italinë.