Lajmet e fundit

Sllovenia fillon ndërtimin e gardhit kufitar me Kroacinë

Sllovenia ka filluar të ndërtojë gardhin e saj kufitar me Kroacinë. Qëllimi i ndërtimit të gardhit kufitar po bëhet me qëllim për të ndaluar fluksin e madh të refugjatëve.

Rreth 10 mijë refugjatë kanë arritur në Slloveni vetëm ditën e martë dhe në mëngjesin e sotëm, ka bërë të ditur policia sllovene.

Që nga fillimi i muajit tetor, rreth 170 mijë refugjatë dhe emigrantë kanë hyrë në Slloveni përmes Kroacisë, pasi Hungaria kishte mbyllur kufirin me Kroacinë.

Shumica e refugjatëve që kanë hyrë në Slloveni janë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika.

Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, ka thënë vendi i tij do të vendosë ‘pengesa të përkohshme’.
“Ne nuk e mbyllim kufirin, por duam që të sigurojmë një rrjedhë të kontrolluar dhe të sigurtë të migrantëve dhe të parandalojmë katastrofën humanitare,” ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.