Një grup i veteranëve i luftës çlirimtare të popullit kroat sot vizituan Rahovecin dhe nderuan bashkëluftëtarët e tyre
—
Përfaqësuesit e veteranëve kroatë nderuan komandantin Xhelal Hajda- TONI, hero i populllit tonë, i cili ra në përleshje me forcat pushtuese serbe, bashkë me MICIN dhe tre bashkëluftëtarët nga Vushtrria, me 6 nëntor 1998.
Komandant TONI ishte dhe mbetet një hero i gjallë i dëshmuar në luftën çlirimtare të Kroacisë për liri dhe pavarësi nga Serbia.
Komandan Xhelal Hajda-TONI është dhe do të mbetet përherë luftëtar i madh dhe hero i pavdekshëm i popullit shqiptar.
—
Grupi i veteranëve nga Kroacia sot nderuan me pietet edhe bashkëluftëtarin e dëshmuar në luftën çlirimtare të Kroacisë, Gëzim Hamza- PIKTORI, tani dëshmor i atdheut, i cili ka rënë heroikisht në luftimet e UÇK-së me forcat serbe, me 19 korrik 1998 në Rahovec.
…
Kroacia nderon dhe vlerëson lartë luftën për liri, luftëtarët e gjallë dhe të rënët në përpjekjet për liri.
Ata nderojnë dhe vlerësojnë edhe luftëtarët e shumtë shqiptarë, të gjallët dhe të rënët për lirinë e Kroacisë.
Ata e çmojnë deri në piedestal kontributin, rolin dhe peshën e TONIT, ABESË, PIKTORIT, të qindra luftëtarëve shqiptarë, që i dualën zot luftës për liri të popullit kroat.
…
Kosova dhe institucionet e saj shtetërore, ju kanë shumë borxh luftëtarëve të rënë për lirinë e saj, heronjve dhe dëshmorëve të vet.
Kosova ju ka borxh luftëtarëve të gjallë që kontribuuan shumë për lirinë e saj.
Kosova, shteti dhe populli ynë kanë ende shumë punë dhe rrugë për të bërë, për t’i sendërtuar qëllimet, idealet dhe porositë e atyre që ranë në përpjekje nëpër betejat e luftës së gjatë për liri.
—
Ju veteranë të nderuar kroatë!
Sot përveç se keni nderuar veten tuaj, duke nderuar bashkëluftëtarët tuaj dhe tanët, njëkohësisht keni nderuar edhe luftërat çlirimtare të të dy popujjve liridashës, kroatëve dhe shqiptarëve si dhe simbolet e këtyre dy luftërave.
Ju faleminderit!
Smajl Latifi
Rahovec
6.10.2015
Ja edhe disa foto :