Në Prishtinë situata është ndryshe, nga 198.897 banorë sa ka kryeqyteti, vetëm 37.146 vijnë nga zonat rurale. Pra, të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se saktësisht 161.751 qytetarë banojnë në zonat urbane të kryeqytetit. Prishtina ka të regjistruar 180 mijë votues, prej të cilëve 58.893 i takojnë grupmoshave prej 18-34 vjeç. Sondazhi nuk ka pasur në fokus përkrahjen për kandidatët në garën zgjedhore për Prishtinën, por vetëm pëlqimin për partitë.
Të dhënat e një sondazhi që janë publikuar tregojnë se Vetëvendosje prin në komunën e Prishtinës me 24,2% të votuesve. E dyta është LDK-ja me 15,9%, kurse PDK është e katërta me vetëm 10,6%, më pak se Partia e Fortë që është ngjitur në kuotën prej 14,0%. Sondazhi nuk ka pasur në fokus përkrahjen për kandidatët në garën zgjedhore për Prishtinën, por vetëm pëlqimin për partitë. Po ashtu sondazhi ka pasur për synim grupmoshën e të rinjve, përkatësisht nga 18-45 vjet.
Numri më i madh i të anketuarve janë të pavendosur se për kë do të votojnë. Rreth 28,6% e tyre nuk e dijnë ende kujt do t’ia japin votën, pra janë votues të papërcaktuar. Kurse vetëm rreth 9% nuk do të votojnë në këto zgjedhje. Redaksia e “Botës sot” ka pranuar të dhënat nga një burim brenda kompanisë që ka realizuar sondazhin, që për gazetën është emër i njohur, por për shkak se të dhënat janë preliminare burimi nga kompania ka preferuar të mos përmendet në këtë fazë. “Të dhënat përfundimtare do të dalin pas një jave kur dhe zyrtarisht do të tregohen përqindjet,” ka thënë burimi anonim brenda kësaj kompanie që mirret me konsulencë dhe hulumtime.
AAK në këtë sondazh del në vendin e pestë me 3,1%, AKR ka 2,0% kurse Lëvizja për Bashkim (LB) del e gjashta me 0,8%. Kjo është renditja e plotë e partive në Prishtinë sipas sondazhit:
1. LVV – 24,2%
2. LDK – 15,9%
3. PF – 14,0%
4. PDK – 10,6%
5. AAK – 3,1%
6. AKR – 2,0%
7. LB – 0,8%
8. KTDP – 0,4%
9. PD – 0,2%
10. Pavarur – 0,2%
11. Pavendosur – 28,6%
Të dhënat janë preliminare dhe janë të fokusuara më shumë në zonat urbane dhe te rinia. Sipas autorëve të sondazhit, këto zona dhe kjo moshë proporcionalisht janë të regjistruara me numrin më të lart të votuesve. Pyetja në sondazh ka qenë: Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e 3 nëntorit. Kurse në të dhënat finale do të prezantohen edhe të dhënat e detajuara për kandidatët dhe partitë. Sodazhi është realizuar me 508 respondentë kryesisht nga zonat urbane të Prishtinës dhe ka fokus të veçantë tek rinia. Nga të anketuarit shumica, pra 46,5%, i kanë takuar grupmoshës 18-24 vjeçare, 24.2% grupmoshës 25-34 kurse 28,8% moshat më të vjetra se 34 vjeç. Nga respondentët e anketuar në Prishtinë 90.7% kanë thënë se do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
AKR preferohet nga femrat
Prej respondentëve 54,3% kanë qenë meshkuj, kurse 45,7% femra. Është interesante të theksohet se nga të gjitha subjektet e përmendura, vetëm AKR-ja ka pasur më të madh numrin e femrave që do ta votojnë sesa të meshkujve. Pra, 60% e atyre që kanë thënë se do ta votojnë AKR-në kanë qenë femra. Të anketuarit gjithashtu janë pyetur për shkollimin. Të dhënat tregojnë se 55,7% e të anketuarve janë me fakultet të kryer, kurse 40,7% me shkollë të mesme ose shkollë të mesme të lartë. Lagjet e përfshira në anketë kanë qenë Ulpiana, Qendra, Dardania, Bregu i Diellit, Bregu i Diellit II, Arbëria, Hajvalia, Mati. Kurse lagjet tjera dhe fshatrat janë përfshirë në anketë vetëm margjinalisht(