Edhe në zemër të Drenicës PDK-ja i ka tubimet e zbehta. Ndërsa PDK do tkurret minimalisht me 6% deri 8 % dhe primatin do ta marrë LDK. Ky parashikim vjen nga vetë të angazhuarit në institucionet që drejtohen nga PDK. Saktësisht ky parashikim erdhi publikisht dje nga këshilltari politik i zv.ministrit (PDK) të Jashtëm të Kosovës dhe këshilltari i kryeministrit të Shqipërisë (PS).
Ai e pranoi zyrtarisht se tendenca është se PDK do ta humbë përparësinë e forcës kryesore politike në Kosovë, shkruan “Bota Sot”. Sondazhet flasin për rrugë pa kthim të PDK-së drejt rënies. Rënia e PDK-së 6% deri 8 % do i jepte avantazhin LDK-së që të marrë në dorë qeverisjen në Kosovë.
Paralajmërimet e sondazhistëve për rënien e PDK-së e konfirmojnë edhe sallat boshe ku po mbahen tubimet zgjedhore. Askush nuk e kishte imagjinuar se pardje fushata zgjedhore në zemër të Drenicës, në Gllogovc/ Drenas, të anulohej nga sheshi i qytetit, për t’u zhvilluar në sallën e izoluar të kulturës, ku s’ka vende për më shumë se 200 persona.
Krerët e PDK-së e kishin paralajmëruar se fushata do të mbahej në sheshin e Drenasit/ Gllogovcit, por në momentin e fundit e kishin ndërruar mendjen, sepse në qytet s’kishte fare njerëz.
Fakti se edhe në zemër të Drenicës PDK-ja i ka tubimet e zbehta me qytetarë është shumë domethënëse se partia do të pësoj rënie