‘The Sun’ përmes një sondazhi, ka publikuar të dhënat, në të cilat shfaqen se një në pesë myslimanë në Britaninë e Madhe kanë simpati për xhihadin.
Sondazhi është kryer nga personat që kanë mbiemra myslimanë, transmeton Gazeta Blic. The Sun e ka filluar sondazhin menjëherë pas sulmeve terroriste në Paris.
Në anketim kanë marrë pjesë rreth 1500 myslimanë.
Fillimisht ata janë pyetur nëse janë myslimanë, në mënyrë për të vazhduar anketimin edhe më tutje.
Sipas sondazhit, 19.5% e të anketuarve kanë shprehur simpati për të rinjët myslimanë që po largohen nga Britania e Madhe dhe që po bashkohen me grupin terrorist ISIS, transmeton Gazeta Blic.
Nga të anketuarit, 5% kanë shpehur simpati të madhe, ndërsa 14.5% janë shprehur që nuk kanë simpati për xhihadët.
Ndërkaq, organizata më e madhe mysliamane në Britani, Këshilli i Myslimanëve të Britanisë, ka akuzuar gazetën ‘The Sun’ për ekzagjërim të të dhënave.
Sekretari i kësaj organizate për mediat britanike është shprehur se shumë myslimanë e kanë shumë të vështirë të besojnë rezultatin e sondazheve.