Pak muaj pas ndarjes me Mirkon, këngëtarja e njohur Soni Malaj ka folur për herë të parë për arsyet e vërteta të ndarjes.
Edhe pse u përfol aq shumë në media, u komentuan, u diskutuan e u analizuan arsye nga më të ndryshmet, duke e kritikuar apo vlerësuar artisten, në një intervistë për “Prive”, 34-vjeçarja i hedh poshtë të gjitha duke thënë se asgjë prej tyre nuk është e vërtetë. Ajo mohon ndër të tjera edhe tradhëtinë e Mirkos dhe tregon se divorci erdhi kryesisht për shkak të kulturave të ndryshme: “Është thënë shumë, “e ka lënë”, “Soni e la”, por asgjë… nuk janë të vërteta”, – tregon ajo, duke shtuar se: “E vërteta është që me Mirkon gëzojmë ende respekt, një miqësi, kemi një marrëdhënie shumë njerëzore dhe vazhdojmë të kontribuojmë në këtë miqësi dhe respekt të përbashkët për të mirën e vajzës. Kjo është pjesa e parë…” – rrëfen artistja.
Por nuk e lë mënjanë faktin që viti 2015, edhe pse nisi mirë, solli për të goditje pas goditjeje, një prej të cilave ishte dhe divorci, për të cilin ajo mendon se ishte një tragjedi, një dështim shumë i madh: “Për mua ishte një gjë… mund të them një tragjedi, sepse të martohesh dhe të shkosh në divorc është një dështim, shumë i madh. Për artistët, lidhjet nuk janë siç janë për personat e zakonshëm. Në vuajmë shumë presionin e mediave, presionin e publikut, jemi gjithë kohës në qendër të kamerave, njerëzit shkruajnë çfarë të duan dhe në gjithë këtë trysni është shumë e vështirë të mbash një lidhje.”
Pa dhënë më më shumë detaje për këtë marrëdhënie tashmë të ndërprerë, Soni tregon se Mirko dhe ajo vazhdojnë të kenë respekt maksimal për njëri-tjetrin edhe për të mirën e vajzës së tyre Anna. Por, nëse e ka fituar qetësinë shpirtërore pas këtij dështimi, ajo thotë “ende jo.”
https://www.youtube.com/watch?v=JqByfJjSG9s