Lajmet e fundit

Sot, 13 vite pa Agron Berishën (Video)

Sot bëhen 13-të vite nga largimi nga jeta e artisit të madh Agron Berisha.

Agroni mbetet edhe sot një nga ikonat e muzikës shqiptare, i cili me zërin e tij karakteristik dhe stilin e muzikës solli risi në muzikën shqiptare.

Hitet e tij të dikurshme si “Vetëm pesë minuta”, “Eja ti”, “Gurbeti” etj, janë vetëm disa nga këngët, të cilat vazhdojnë të këndohen akoma nga këngëtarët e rinj.

Në albumin e tij të fundit të publikuar vetëm pak kohë pasi të ndërronte jetë, artisti kishte përfshirë këngët më të zgjedhura që nga fillimet e karrierës së tij, përfshirë edhe bashkëpunimet me bashkëshorten e tij, Naxhije Berisha.

Rrugën e lënë në gjysmë të artistit të madh po e vazhdon djali i tij, Lindoni, i cili sot është një nga arstistët e rinjë më të pëlqyer të publikut shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.