Vajza e Xhemail Mustafës, Beriana sot e ka nisë ditën me postimin e një fotografie të babait të saj politikan, të vrarë 15 vjetë më parë, në rrethana ende të pazbardhura. Ajo duke besuar thellë se i ati i është vrarë nga kundërshtarët politik nuk ka pushuar së kërkuari asnjëherë zbardhje të rastit dhe drejtësi. Por nuk e ka kujtuar Mustafën, që konsiderohej ndër njerëzit më të afërt të Ibrahim Rugovës, vetëm vajza e tij, Të shumtë janë edhe miqtë që e përkujtojnë. Njëri ndër ta ishte edhe Fetah Rudi.
“Sot e kujtojmë te gjithë Xhemen e madh, familjar, miq, shoke e bashkëpunëtorë te tij. Mungesa e Xhemes po ndihet e do te ndihet gjithmonë. Xhemen do ta kujtojnë edhe ata qe vranë se nuk deshën te lejohet te shkruhet e te thuhet fjala e lire ne Kosovën e Lire për çka kontribuoj shume edhe Xhemajl Mustafa. I përjetshëm kujtimi për mikun tone Xhemen”, ka shkruar Rudi, i cili edhe vet në të njëjtin vit, ka qenë pre e një atentati të konsideruar si politik nga i cili ka shpëtuar por ka mbetur në karrocë invalidi.
Xhemail Mustafa u lind më 23 gusht 1953 në Gllamnik të Podujevës. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së më 23 dhjetor 1989. U vra më 23 nëntor 2000 në Prishtinë.
Që nga themelimi i LDK-së e deri në ditën e vrasjes, ishte këshilltar i presidentit të LDK-së dhe Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.