Lajmet e fundit
Sot 4 biletat e fundit për në Brazil

Sot 4 biletat e fundit për në Brazil

Sot Evropa do të mbajë frymën pasi do të luhen katër duelet e fazës së plejoffit për të siguruar katër biletat e fundit për në Brazil, që zyrtarisht do të priten, me datën 19-të. Ndërsa shorti përfundimtar i Brazil 2014 do të hidhet me 6 dhjetor në Bahia.
Dueli më interesant do të jetë ai mes Portugalisë dhe Suedisë, ku luzitanët do të bëjnë çmos për të siguruar një rezultat sa më të mirë për sfidën e kthimit që do të luhet në Solna, vetëm katër ditë më pas. Ndërkaq Franca do të ketë një duel aspak të lehtë ndaj Ukrainës, ku gjelat janë favoritë absolutë për t’u kualifikuar ndërmjet 32 skuadrave më të mira.
Franca nga ana tjetër do të ketë një duel jo shumë të lehtë ndaj Ukrainës. Edhe katër vjet më parë gjelat u kualifikuan me shumë vështirësi ndaj Irlandës me shumë polemika.
Këtë radhë gjelat të drejtuar pikërisht nga kapiteni i tyre në 1998 shkojnë në këtë takim pas disa ndeshjesh shumë të mira me plot 13 gola në tre ndeshjet e tyre të fundit. Ukraina në anën tjetër ka plot 13 muaj që nuk mundet nga askush, megjithatë nuk njeh fitore në histori ndaj gjelave, dhe në takimin e parë që do të luhet në Olimpiyskiy skuadra e Mykhaylo Formenko-s duhet të bëjë kujdes.
Nuk mbetet prapa as Greqia, që pati të njëjtin fat katër vjet më parë, duke eliminuar në play off falë një goli të Salpingidis brenda në Donbass Arena pikërisht Ukrainën. Përfaqësuesja helene nuk ka pësuar gol në 6 takimet e fundit, që nga muaji mars kur u mund 3-1 nga Bosnje Hercegovina. Një tjetër duel interesant do ët jetë edhe ndeshja Islandë-Kroaci. Islandezët që dolën të dytët në grup nga grupi jonë kualifikues do ta ketë shumë të vështirë ndaj Kroacisë.
Në eliminatoret e botërorit të vitit 2006 kroatët fituan 3-1 brenda në Islandë dhe më pas shënuan edhe katër gola të tjerë në Zagreb, pa marrë përgjigje, gjithsesi bëhet fjalë për kohë të tjera, pasi aktualisht kanë lojtarë që luajnë në radhët e Ajax-it e Tottenham Hotspur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.