EULEX- i ka konfirmuar se sot, e enjte, do të shpallet aktgjykimi për rastin që po zhvillohet kundër Oliver Ivanoviqit, Dragolub Delibashiqit dhe të tre serbëve të tjerë.
Zëdhënësi i EULEX-it Dane Koruga i ka deklaruar tanjugut, transmeton Koha.net, se shpallja e aktgjykimit do të bëhet në orën 10, në Gjykatën Themelore në Mitrovicën Veriore, “Gjatë shpalljes së aktgjykimit qasje e medieve to të jetë e kufizuar e masat e sigurisë do të shtohen”, ka thënë Koruga.
Ivanoviq akuzohet për vepra penale, krime lufte bërë ndaj civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999 dhe 2000.
Me aktakuzë janë të përfshirë koloneli i MPB të Serbisë Dragolub Delibashiq, avokati Ilia Vujaçiq , juristi Nebojsha Vujaçiq dhe profesor Aleksandar Lazoviq, që janë akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje.
Familja e Ivanoviqit pret lirimin e Loverit.
Ivanoviq dhe Delibashiq se janë në arrest shtëpiak e tre serbët tjerë e gjykimin po e presin në liri.
Në rastin Ivanoviq janë dëgjuar dëshmitë e 81 personave e gjykimi ka zgjatur më shumë se një vit.
Këshillin Gjyqësor ndërkombëtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicën veriore e kryeson gjykatësja nga Rumania Roxana Comsa.Koha.net.