Do të mbahet sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, një ceremoni e certifikimit dhe dhënies së betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas kryerjes së kursit bazë të komponentit aktiv, gjenerata 2/2015, njoftoi MFSK.
Në ceremoninë e diplomimit do të marrin pjesë ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant RrahmanRama, zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjenerali Korom, zëvendëskomandanti i KDS-së, kolonel Irfete Spahiu, Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Magjuni, drejtori i Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s për FSK-në, personalitete politike të Kosovës, përfaqësues të komunave, ushtarakë të FSK-së, KFOR-it, dhe familjarë të rekrutëve.
Ceremonia fillon në orën 11:00.