Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vetëdijesimit ndaj Minave, në botë organizohen aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve rreth minave tokësore dhe rreziqet që vijnë nga to.
Këtë ditë, OKB-ja e ka shpallur më 8 dhjetor të vitit 2005 dhe ajo ka nisur të aplikohet për herë të parë më 4 prill, 2006.
Ajo bën thirrje për përpjekje të vazhdueshme nga shtetet, me ndihmën e OKB-së dhe organizatave përkatëse, për të ndihmuar në krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të veprimit ndaj minave, në vendet ku minat dhe mbetjet eksplozive të luftës përbëjnë rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e njerëzve.