Lajmet e fundit

Sot, dy vjet nga qeverisja e Gazmend Muhaxherit në Pejë

Sot, më Dy Dhjetor janë shënuar dy vjet të plota nga marrja e detyrës së Kryetarit të Pejës, nga Gazmend Muhaxheri. Kryetari i gjeratëhershëm, Ali Berisha, kishte vendosur që me të dalë rezultatet në mbrëmjen e një dhejtorit 2013, në qendër të qytetit ti shtrinte dorën kundërkandidatit fitues, Gazmend Muhaxheri. Këtë akt burrërie, Ali Berisha do ta vazhdonte edhe në mëngjesin e nesërm. Sot e dy vite më parë (2 Dhjetor 2013), në kabinetin e kreut të komunës, Berisha e Muhaxheri do të bënin para mediave pranim-dorëzimin e detyrës.
 
Ali Berisha – mjek me profesion, do ti hapte rrugë proceseve që nga ai takim. “Sovrani ka vendosur ndryshe. Gazmend Muhaxheri nga sot është Kryetar i komunës”.-do të deklaronte Berisha atë ditë. Gjesti i tij do të ishte shembull për të gjitha komunat e Kosovës.
 
Nga ajo ditë e deri më sot për dy vite të plota, udhëheqja e Gazmend Muhaxherit do të përshkohej me gafe, sulme ndaj kundërshtarëve politik e deri tek sanksionimi i njerëzve në komunë të cilët i takojnë subjekteve tjera politike. Gjatë këtij dy vjeçari Gazmend Muhaxheri do të mbahet mend për thënien famoze tek emisioni i Jeta Zharrës ‘e kemi shkelë ligjin, por nuk e kemi shkelë livadhin’ dhe për mosrealizimin e premtimeve të dhëna në kohën e fushatës. Në emër të kursimeve Gazmend Muhaxheri edhe këtyre ditëve do të përflitet për reduktimin e ndriçimit publik në qytet, duke e kthyer terrin tek qytetarët. Tenderomania është një tjetër dukuri që vazhdon ta përcjellë qeverisjen e tij ndërsa asnjë projekt vital i premtuar nuk është kryer në Pejë deri më sot. Dështimi me mirëmbajtjen e varrezave të qytetit mbetet një nga ngecjet e shumta në memorien e qytetarëve, për qeverisjen Muhaxheri. Fuqia e tij politike në Pejë ka shënuar rënie referuar nga mospërmbushja e premtimeve elektorale. Shumëherë gjatë këtyre dy viteve politika e tij ka rënë ndeshë me politikat e partnerit qeverisës lokal PDK-së. Ndryshe, sot pas dy vjetësh qeverisje të Gazmend Muhaxherit, opozita në Pejë edhe pse jo shumë akvtive në periudha ka filluar të jap shenja të këndelljes. Ish-Kryetari i Pejës, nga rradhët e AAK-së, i ka hapur rrugë proceseve në degë dhe ka marrë besimin në nivele qëndrore të partisë. Naim Sahiti është rizgjedhur në vend të Ali Berishës dhe drejton me forcën më të madhe opozitare në Pejë. PDK edhe pse në bashkëqeverisje me Gazmend Muhaxherin, ka japur shembuj përafrimi me qytetarin gjatë qeverisjes me disa drejtor urtak, ndërsa në krye të degës mbetet Xhavit Haliti pjesë e strukturave të larta partiake në PDK. ‘Vetëvendosje’ me tërë zërin opozitar në Asamble, e përfaqësues nga dy asambleist ka vazhduar jetën opozitare në Pejë edhe në forma aktive jashtë këtij institucioni. Aktivisti i saj Arton Muhaxheri ka qenë i zëshëm në kritika drejt Gazmend Muhaxherit gjatë kësaj periudhe. Partia e Drejtësisë një aleate e fuqishme e Gazmend Muhaxerit dhe pjesë e koalicionit lokal e përfaqësuar me një drejtorat, ka organizuar një Kuvend të brendshëm gjatë kësaj periudhe dhe një bazë e saj e deri djeshme, në krye me deputetin e Kuvendit të Kosovës, z.Gëzim Kelmendi është ristrukturuar, duke çuar në themelimin e partisë ‘Fjala’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.