Në organizim të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe me mbështetjen e Ambasadës amerikanë në Kosovës, sot do të mbahet “Konferenca vjetore e prokurorëve të shtetit”, ku do tw diskutohet strategjia për luftimin e korrupsionit, krimeve ekonomik, duke përfshirë konfiskimin dhe sekuestrimin, si dhe sfidat e Raportit të Progresit.
Në këtë konferencë, përveç kryeprokurorit të Shtetit, Aleksander Lumezi, me fjalë rasti do të paraqiten, presidentja e Republikës së Kosovës, ministri i Drejtësisë, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, ambasadori amerikan, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, përfaqësues të EULEX-it dhe përfaqësuesi i OSBE-së.
Gjatë konferencës vjetore do të diskutohet implementimi i amendamenteve të reja të ligjeve për Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit. Po ashtu, do të diskutohet strategjia për luftimin e korrupsionit, krimeve ekonomik, duke përfshirë konfiskimin dhe sekuestrimin, si dhe sfidat e Raportit të Progresit dhe obligimet tjera të sistemit prokurorial në procesin e integrimeve evropiane.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, pjesë e rëndësishme e kësaj konference do të jetë edhe prezantimi i kryeprokurorëve të të gjitha prokurorive, i sfidave me të cilat ata ballafaqohe n gjatë kryerjes së punës së tyre, por edhe propozimet dhe idetë për eliminimin e tyre.
Pas amendamentit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), ku ndër të tjera është bërë edhe ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së, gjatë kësaj konference do të mbahen zgjedhjet për anëtar të KPK-së nga radhët e prokurorëve.