Sot edhe në Kosovë shënohet Dita Botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, ku me një marsh do të kujtohen 112 jetërat e humbura, por edhe për të protestuar dhe thirrur për siguri më të madhe në rrugë.
Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.
Ministria e Infrastrukturës,me rastin e15 Nëntorit,Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, do të organizojë konferencë për media, ( salla B-202, ora 10:00).
Ja agjenda se si do të shënohet kjo ditë:
Ministria e Infrastrukturës,me rastin e15 Nëntorit,Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, do të organizojë konferencë për media, ( salla B-202, ora 10:00).
Ora 12:00 — Marshi protestues (ecje në këmbë) nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar.
Organizohet marrsh protestues me biçikleta për të përkujtuar viktimat në trafikun rrugor por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave. (Nisja nga NewBorn tek Pallati i Rinisë, ora 13:00)
Ndezja e 112 qirinjve në nderim të viktimave të cilët kanë humbur jetën në Kosovënë aksidentet rrugore në periudhën Janar-Tetor 2015. (Para Teatrit Kombëtar, ora 18:00).