Lajmet e fundit

Sot marshohet në përkrahje të rektorit Ramadan Zejnullahu

Ka filluar të mbahet marshi përkrahës për rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu.

Anëtarë të shoqërisë civile, intelektualë dhe studentë bënë të ditur se kërkesat e këtij marshi kanë të bëjnë me forcimin e autonomisë së UP-së dhe të ndërpritet presioni që po i bëhet ditëve të fundit menaxhmentit aktual, arsimi të bëhet prioritet shtetëror, si dhe të rriten rriten fondet për universitetet publike dhe të kërkohet produkt konkret prej tyre.

Të pranishëm në marsh ishin Veton Surroi, Halil Matoshi, Besa Luzha, Avni Zogiani, Luan Shllaku, etj.

Ndryshe, ditë më parë një grup senatorësh të UP-së, dekanë e studentë kanë kërkuar dorëheqjen e rektorit Ramadan Zejnullahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.