Lajmet e fundit

Sot mbahen bisedime për armëpushim në Ukrainë

Udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës do të bisedojnë sot në telefon në lidhje me përpjekjet për zbatimin e marrëveshjes së paqes në mes të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Petro Potoshenko, me qëllim të “koordinimit të pozicioneve”, ka biseduar të martën me kancelaren gjermane, Angela Merkel, përpara bisedës përmes telefonit që do të zhvillohet sot, transmeton Evropa e Lirë.

Zyra e tij ka njoftuar se të dy liderët kanë biseduar rreth zbatimit të marrëveshjes së paqes, të arritur në muajin shkurt në Minsk të Bjellorusisë.

Zyra e Poroshenkos në vazhdimësi i kanë akuzuar separatistët për “shkeljen e armëpushimit dhe angazhimin për të provokuar” në rajonin Donbas, me çka sipas kësaj zyre, po e rrezikojnë procesin e paqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.