Miqësorja e shumë pritur mes përfaqësues së Kosovës dhe Kombëtares shqiptare, do të luhet sot pasdite në kryeqytetin e Kosovës.
Prishtina e cila tashmë është veshur kuqezi, sot do të jetojë më futbollin.
Tashmë është gjithçka gati për sfidën mes përfaqësues sonë dhe Kombëtares shqiptare, ndeshje kjo që pritet të mbush tribunat e stadiumit te Prishtinës.
Sipas organizatorëve te kësaj ndeshje, gjitha përgatitjet e duhura për këtë ngjarje të madhe sportive, e që karakter festiv pas kualifikimit te kuqezinjve në Evropianin 2016, janë bërë më kohë, kështu që sot Prishtina pritet të ‘pushtohet’ nga tifozë të shumtë nga e gjithë Kosova.
Të përfaqësueset shqiptar janë të vendosura në ‘Emerald’ dhe nga aty pas mesditës do të nisen drejt tempullit të futbollit.
Trajneri i përfaqësues së Kosovës, Albert Bunjaku i ka thënë KosovaPress-it se miqësorja me Shqipërinë është një ndeshje interesante, dhe sipas tij, lojë festive për të përgëzuar Kombëtaren për kualifikimin në Euro 2016. Ai beson se ndeshja Kosovë-Shqipëri do të jep një lojë të bukur që do të kënaq publikun tonë.
“E shoh si një lojë shumë interesante, një lojë festive, një lojë e cila besoj dhe shpresoj se do t’i gëzon gjithë publikun që kanë ardhur dhe gjithë ata që vijnë të përgëzojnë kombëtaren shqiptare për suksesin e arritur, kështu që do të jetë një mundësi shumë e mirë dhe një lojë shumë e mirë”, ka thënë Bunjaku.
Ndërkaq, homologu i Bunjakut, Gianni De Biasi trajner i Kombëtares shqiptare, thotë se miqësorja me Kosovën është një ndeshje e rëndësishme për skuadrën e tij, sepse sipas, tekniku italian, është rast i mirë për tu testuar futbollistët që janë pjesë e skuadrës kuq e zi.
“Siç e dinin koha deri në Kampionatin Evropian është shumë e shkurt dhe sidomos edhe mundësitë për të tu testuar deri në Kampionatin Evropian janë të pakta, kështu që çdo test dhe çdo mundësi për të tu përmirësuar dhe për të testuar sa më shumë lojtarë dhe lojën tonë duhet të shfrytëzohet sa më mirë, dhe kemi një ndeshje tjetër të hënën dhe shpresojmë dy ndeshje në mars, dhe mandej ka ardhur koha për Kampionatin Evropian dhe sigurisht se do të mundohemi ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë për ekipin tonë”, ka thënë De Biasi.
Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë nis në orën 14:00, ndërsa dyert e stadiumi për shikuesit do të hapen në orën 11:00. /KosovaPress/