Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga sot do të bëhet me terminal të ri. Me ftesë të Kryeministrit Thaçi, në një ceremoni solemne do të marrin pjesë edhe kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe personalitete tjera vendore dhe ndërkombëtare. Aeroporti i ishte dhënë me koncesion konsorcumit turko-francez “Limak Aeroport de Lyon”, në vitin 2010, për periudhën 20 vjeçare. Terminali ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë ndërkaq kostoja e investimeve është rreth 130 milionë euro.
Sipas marrëveshjes me Partneritetin Publiko Privat ky terminal ishte paraparë të ndërtohet 27000 metra katrorë përderisa Limak pothuajse ka dyfishuar këtë hapësirë duke e zgjeruar atë në 42.000 metra katrorë përfshirë këtu edhe urat ndërlidhësë për udhëtarë nga 3 në 4, pohoi z.Kokturk.
Ajo që është pjesa më mbresëlënëse e terminalit është përmendorja e Adem Jasharit në hyrje të terminalit. Pas ndërtimit të terminalit, aeroporti do të përpiqet të ketë edhe transport publik, që do të ketë orar të caktuar për transportimin e pasagjerëve prej aeroportit në kryeqytet dhe anasjelltas.
Sipas zyrtarëve menaxhues të aeroportit, vlera e investimeve në këtë terminal arrin shifrën rreth 130 milionë euro.
Erdogan do të vizitojë dhe qytetin e Prizrenit ku do të shoqërohet nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë Edi Rama. Kryeministri turk do të udhëtojë së bashku me bashkëshorten e tij, e cila do të ketë një agjendë të veçantë që do të përqendrohet në vizita në institucione të ndryshme shoqërore dhe kulturore.
Kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.