Opozita e bashkuar sot do të vazhdojë me manifestim në Prizren, ku do të kundërshtohet marrëveshjet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Asociacionin e Komunave Serbe e nënshkruar me Serbinë.
Ky manifestim i sotëm është i gjashti me radhë pas manifestimit të parë më 28 nëntor në Prishtinë, duke vazhduar me manifestimet në qytetet tjera si në Gjakovë, Gjilan, Pejë e Malishevë.