Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas një pauze të shkurtër nga seancat javore, rikthehen sot me 14 pika të rendit të ditës.
Pesë nga këto janë votimet për zgjedhjet e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, zgjedhja e një anëtari të Bordit të RTK-së, zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit.
Ndërkohë do të shqyrtohen 3 projektligje dhe tre raporte të Komisioneve.
Kjo është renditja e plotë e rendit të ditës për seancën e Kuvendit, për sot, më 28 prill:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e
kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer,
7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
8. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media,
9. Zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës,
11. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit,
12. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me mbikëqyrjen e
zbatimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me
vepër penale,
13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini
dhe Sport lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-03 2 për Arsimin
Parauniversitar në Republikën e Kosovës,
14. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2014.
Në këtë seancë, nëse përfillin qëndrimet e bëra publike më herët, do të mungojë opozita.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.