Lajmet e fundit

Sot seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi_i_Kosoves_2013_seanca1112-800x478Sot do të mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën pritet të trajtohen 18 pika të rendit të ditës të aprovuara nga Kryesia.
Përfaqësues të Vetëvendosjes kanë paralajmëruar se do të pengojnë zhvillimin e punimeve të seancës.
Për pengim janë edhe partitë tjera opozitare, AAK e NISM, por me gjasë, ndërmjet opozitës ka mospajtime për mënyrën se si të bëhet pengimi.
Këto janë pikat e rendit të ditës të parapara për shqyrtim:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Gazin Natyror,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë Elektrike,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme në Kosovë,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Falimentimin,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit rrugor,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mjekësinë ligjore,
14. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,
15. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin,
16. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
17. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media,
18. Propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së, për emërimin e anëtarëve në komisionet Parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.