Lajmet e fundit

Sot shënohet Dita e Mësuesit

7marsNë Kosovë, dhe mbarë trojet shqiptare, sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit.
125 vjet më parë, më 7 Mars të 1887-ës, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore e historike.
Kjo festë shënohet me aktivitete të ndryshme si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , Mal të Zi, Preshevë, Medvegje e Bujanovc, si dhe ne Diasporë.
Mësues dhe drejtori i p arë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash, kjo ngjarje u konsiderua një fitore për popullin shqiptar, pasi deri me atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë.
Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.