Lajmet e fundit
Sot vazhdon gjykimi ndaj  Oliver Ivanoviq

Sot vazhdon gjykimi ndaj Oliver Ivanoviq

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, sot vazhdon gjykimi ndaj liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarve tjerë, Dragoljub Delibashiq, Ilija e Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq, të cilët akuzohen për krime ndaj popullatës shqiptare më 1999 – 2000 në Mitrovicë.

Gjatë seancës së sotme pritet që dëshmitarët Murat dhe Dhurata Shkodra të rrëfejnë për ngjarjet që kanë përjetuar më 3 shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.