Lajmet e fundit

Sot vazhdon seanca e Kuvendit, opozita e palëkundur nga qëndrimet e saj

Kuvendi-MSA-600x399Sot do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në agjendën për sot janë paralajmëruar disa pika që pritet të miratohen, derisa mosmarrëveshjet mes opozitës dhe koalicionit qeveritar vazhdojnë ende.
Opozita nuk ka paralajmëruar ndërrim qëndrimesh. Kuvendi ka njoftuar deputetët me rendin e ditës për seancën e sotme, e cila nis nga ora 14:00.
RENDI I DITËS
Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,
Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huas,
Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës s ë Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për zhvillim për realizimin e Projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit,
Votimi i Propozim-Amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Policinë,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspekcionin Bujqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.