Gjykata Kushtetuese spanjolle vendosi në unanimitet të shqyrtojë kërkesën e qeverisë së kryeministrit Mariano Rajoy dhe të pezullojë me kusht mocionin me të cilin parlamenti i Barcelonës deklaroi të hapur procesin drejt pavarësisë së Katalonjës.
”Vendimi u mor pas një takimi të jashtëzakonshëm të gjykatës, sot pasdite”, tha agjencia spanjolle e lajmeve, EFE.
Gjykata Kushtetuese duhet të prononcohet për kërkesën e qeverisë Rajoy brenda pesë muajv