Lajmet e fundit

Specialisti i njohur nga Gjermania, sjellë përvojën e tij shumëvjeçare në vendlindje

Dr. Dr. Med. Halil Krasniqi Kirurg i Përgjithshëm, Vaskular dhe Specialist Endovaskular ka disa vite që punon në spitalin e njohur “St. Johanes-Hospital”, ku njëkohësisht është edhe shef i klinikës së këtij spitali.

Dr. Dr. Krasniqi studimet i ka përfunduar në fakultetin e mjekësisë ne Düsseldorf, suksesi i madh që ai e arriti gjatë kësaj kohe i hapi rrugën për të doktoruar kështu në fushën e mjekësisë.
Përvojën 17 vjeçare në fushën e kirurgjisë së përgjithshme, vaskulare dhe endovaskulare, Dr. Dr. Krasniqi qe disa muaj e ka sjell edhe në spitalin më të suksesshëm në vend “Istanbul Medicine”, ku ai përveç  operimeve të shumta që bënë, kryen edhe operacionet më të ndërlikuara vaskulare dhe endovaskulare si :operacionet hibride të kombinuara me forma të hapura endovaskulare dhe interventionale, në të gjithë damarët e gjakut që nga arteria më e madhe e gjakut (aorta), këmbët, e deri në kokë.

Dr. Dr.  Krasniqi operon edhe sëmundjet venozeve të variceve (trombozë apo emboli mushkërore) që tani në  spital “Istanbul Medicine” mund të  mjekohen para se te shfaqen në mënyrat më bashkëkohore të mjekimit: endovenoze ( me radiofrekuenc e laser),  dhe me venasil apo me ngjitës që nënkupton  mbylljen e venave të sëmura, që rezulton në eliminimin e nevojës për bartjen e çorapeve apo  ndonjë përkushtimi tjetër. Gjatë këtij operimi i cili mund të kryhet edhe pa përdorim të anestezionit, pacienti nuk ka vështirësi, dhembje e as ënjtje te këmbëve.

Specialitete vaskulare të veçanta të kirurgut janë edhe trajnimi endovaskular i aneurysmave dhe stenozave të damarëve të gjakut, minimal e  invaziv, pa hapje të barkut apo prerje të mëdha por vetëm me anë të procedurave të balonimit dhe stent-graftit.
Dr. Dr.  Krasniqi përveç sukseseve në aktivitetet operative,  është edhe  ligjërues në fakultetin e mjekësisë në universitetin e Oldenburgut, si edhe autor i shumë punimeve e publikimeve shkencore.

Për të rezervuar terminin kontaktoni në 038-500-601 ose 044-301-555

Leave a Reply

Your email address will not be published.