Lajmet e fundit

Sqarohet Resul Sinani: Ka qenë një gërvishtje e vogël e veturës, jam mirë!

Pas publikimit të lajmit nga disa media, se Resul Sinani i RTK-së ka pësuar një aksident në komunikacion, ai e ka parë të arsyeshme të japë një sqarim, shkruan Gazeta Blic.

Sinani ka thënë se nuk ka nevojë për shqetësim, pasi siç ai është shprehur, “aksidenti” ka qenë krejt i papërfillshëm. Po ashtu, ai ka njoftuar miqtë e tij se është shëndosh e mirë.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Sqarim:

Qenka shpernda nje lajm neper portale per aksident timin ne komunikacion!

Nuk e di a do ta quaja aksident, sepse ka qene nje gervishtje e vogel e vetures. Ka ndodhur ne nje tollovi konunikacioni, sic dine te bllokohen udhekryqet te semaforet ne Prishtine, ku une kam qene thuaja se i ndalur, dhe gjithashtu vetura me te cilen jemi goditur nuk di a ka qene duke ecur 5km/h…pra ka qene nje aksident i paperfillshem, sic ndodhin me qindra cdo dite!

Meqenese lajmi qenka shperndare neper portale, sqaroj se nuk ka asgje per t’u shqetesuar dhe nuk kam pesuar kurrefare lendimi, as une e as shoferi i vetures tjeter.

Faleminderit te gjithe miqve per interesimin dhe ju kerkoj falje per shqetesimin nga lajmi qe e kane lexuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published.