Skuadra franceze e Paris Saint-Germain, e ka goditur shtyllën më së shumti herë, në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
PSG është skuadra me numrin më të madh të shtyllave të goditura, në pesë xhirot e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ekipi francez e ka goditur shtyllën gjithsej pesë herë deri më tani, më shumë se cilado skuadër tjetër.
Kampioni i Francës veçse e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër dhe ndeshjen e fundit ndaj Shakhtarit do ta zhvillojë sa për numra.