Lajmet e fundit

Stavileci: 10 mijë persona do të punësohen në Termocentralin “Kosova e Re”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka pohuar se janë të vërteta informacionet se për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” do të krijohen rreth 10 mijë vende pune.

Në emisionin “Subvencion” të RTK’së, Stavileci ka thënë se parashihet që 10 mijë vende pune të hapen për ndërtimin e termocentralit ndërkaq rreth 550 vende pune të përhershme.

“Nuk besoj që është ekzagjeruar. Ka formula me të cilat llogaritet në sektorin e energjisë. Ata kanë kalkuluar që do të jenë diku deri në 10 mijë vende pune gjatë ndërtimit dhe pastaj 550 vende të përhershme”, thotë Stavileci.

Sipas tij, Kosova do të përfitojë në dy aspekte me ndërtimin e termocentralit.

“Zgjidhja e problemit të energjisë dhe ky punësim”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.