Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci pohoi se deri në ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’ çmimi i Energjisë Elektrike do të rritet 28 për qind.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci pohoi se deri në ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’ çmimi i Energjisë Elektrike do të rritet 28 për qind por jo 50 për qind siç pretendon shoqëria civile.
“Do të ketë një ngritje prej 28% në gjashtë vite pra nëse e pjesëtojmë me secilin vit pra do të jetë 4.66%”, tha Stavileci në RTV21.