Prishtinë, 5 prill – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj do të raportojnë sot në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim.
Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim do të mbaj edhe një takim pune me anëtaret e Projektit të Binjakëzimit, Daniel Mondekar, ish-anëtar i Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kroaci dhe Laszlo Juhasz, Shef i Sekretariatit të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, dhe ish-shef i Sekretariatit të Komitetit Parlamentar BE-Hungari