Lajmet e fundit
Steve Jobs është i biri i një emigranti sirian

Steve Jobs është i biri i një emigranti sirian

Ndërsa bota tërbohet dhe trishtohet nga një fotografi e fëmijës së mbytur sirian këtë javë, një sipërmarrës i teknologjisë ka bërë një lidhje të disa pikave në një të thjeshtë, me anë të një “cicërime” të fuqishme në Twitter që u shpërnda gjerësisht.

David Galbraiht, një sipërmarrës dhe dizajneri i teknologjisë në Gjenevë, Zvicër, “cicëroi” një foto ikonike bardhezi të Steve Jobs me fjalët:”Fëmija i një emigranti sirian.”Babai biologjik i zbuluesit të Apple la Sirinë për Shtetet e Bashkarura në vitin 1950.

Trupi i 3 vjecarit Aylan Kurdi u fotografua në një plazh të Turqisë ku ai ishte zbuluar nga policia më herët gjatë javës. Ai ishte në mesin e 12 refugjatëve,përfshirë edhe vëllanë dhe nënën e tij, të cilët vdiqën duke u munduar të arrijnë në ishullin grek të Kos-it më anije.

Imazhi i djalit të mbytur me një këmishë të vogël të kuqe çoi në një protestë globale përderisa numri i emigrantëve të vdekur po rritej.

Galbraith është partner i Anthemis Group, një firmë digjitale për investime në shërbime dhe këshilluese. Ai është edhe bashkëthemelues i MLS Ventures, një inkubator ku Yelts u krijua,gjithashtu bashkëautor i RSS dhe bashkëthemelues i Moreover.com,shkruan Worldobserver.com.

“U nxita për ta postuar atë pasi e pashë foton e Aylan Kurdit,” Galbraith shkroi në një email për Blue Sky.”Unë mezi mund ta shikoj pasi vetë kam dy fëmijë të vegjël të bukur. Duket të jetë ajo gjëja me e vlefshme në botë, një fëmijë i vogël, i larë në breg të detit sikur një objekt i pavlerë, kur një fëmijë me një prind të kombësisë së njëjtë që iu dha mundësia, kishte krijuar kompaninë më të madhe në botë. Dhe këtu shohim një debat të hidhur rreth ndalimit të emigrantëve.

Ai tha se mësoi për prejardhjen e Jobs nga biografia e autorizuar e themeluesit të Apple ”Steve Jobs”.

“Shumë fansa të Steve Jobs sikur unë vetë, ishin në dijeni të historisë së dy prindërve biologjik dhe birësues nga biografia e Walter Isacson dhe unë konstatos se Isacson ka qenë nga njerëzit e parë që ka shpërndarë “cicërimën”, tha Galbraith. Në vazhdën e shpërndarjes së “cicërimës” Galbraith tha:”Cicërima përdori fakte dhe jo opinion sfidoi stereotipet dhe kishte pamjen e një portret ikonik”.

“Ky kontrast i Aylan Kurdit në çdo mënyrë më bëri të mendoj çfarë nëse djemët e vegjel si ai mund të kishin arritur nëse do ta kishin një shans. Në një mjedis të kufizuar prej 140 karaktereve, një foto vlen më shumë se 1000 fjalë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.