Këngëtari Ernest Gjoka i njohur me emrin e artit Stine, ka dalë sot për herë të parë në ekranet televizive, që pas konfliktit fizik që pati pas Këngës Magjike me këngëtarin Flori Mumajesi.
StinneStine, i cili ndiqet në gjendje të lirë për plagosje të lehtë me dashje ndaj Flori Mumajesit, rrezikon deri në dy vjet burg sipas nenit 89 të Kodit Penal.
Ai u shoqërua dje në mjediset e policisë për ngjarjen, që kishte si motiv pikët e dhëna nga Flori për këngën e tij në eventin në fjalë.
Stine u shfaq duke kërcyer në eventin e “TV Klan” “Dance with me”. Pas kërcimit, Stine foli për incidentin me Florin Mumajesi
“U fol, u përfol. U thanë shumë gjëra. Secili tha versionin e tij. Ne artistët duhet të japim shembull. Tani dua të vazhdoj “Dance with me”. Jeta vazhdon”, tha Stine.
“Dua të falënderoj publikun dhe të kërkoj falje për incidentin se nuk na shkojnë ne artistëve këto lloj incidente. Kërkoj ndjesë publike”, vijoi Stine më tej.
http://www.dailymotion.com/video/x3h96zk_stine-kerkon-ndjese_news
Agjencia e lajmeve Kosovanews kosovanews.info