Pas sherrit në “Kënga Magjike” Stine dhe Flori janë gjithnjë në qëndër të vëmendjes për sjelljen e tyre karshi njëri-tjetrit.
Është Stine ai që e ka “mundur” sërish Florin, kësaj radhe në klikime.
Edhe pse kënga e Florit “Me fjalë të vogla” rrëmbeu çmimin e publikut në natën finale të KM, tani Stine ja kaluar edhe në klikime.
“Çifti simpatik” ka mbledhur 3. 534 642 shikime, kundrejt 3. 395 996 të Flori Mumajesit “Me fjalë të vogla”.