Ish-ylli i Barcelonës, Hristo Stoichkov, ka ngritur shqetësimin e tij rreth Lionel Messi, pas rënies së fundit nga forma të argjentinasit.
26-vjeçari ka dështuar të gjejë formën e tij më të mirë që nga rikthimi nga lëndimi dhe nuk e ka gjetur rrjetin në tre ndeshjet e fundit në La Liga, përfshirë fitoren e mbrëmshme 3-0 ndaj Celta Vigo.
Derisa trajneri Gerardo Martino javën e kaluar deklaroi se nuk është i shqetësuar për Messi, Stoichkov mendon se lodhja po e prek formën e sulmuesit të famshëm.
“Mendoj se Messi nuk është në formën e tij më të mirë, pasi ai ka luajtur dhe ka udhëtuar me ekipin kombëtar shumë”, ka thënë bullgari Onda Cero.