Stojanoviq: Serbët e Kosovës kanë fikë nga demonstratat e fundit
Qytetarët serbë janë të frikësuar nga demonstratat e kohëve të fundit në Kosovë, por janë të frikësuar edhe nga një seri e sulmeve që janë bërë në këtë komunitet, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, Zëvendëskryeministri i Kosovës nga pakica serbe, Branimir Stojanoviq.
“Serbët në Kosovë normalisht që kanë frikë nga jostabiliteti nga marsi i vitit 2008, sepse shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë”.
“Edhe tani që kemi demonstrata të tilla, qytetarët janë të frikësuar për sigurinë e tyre”.
“Ka ndodhur një seri e incidenteve, një sulm afër komunës së Gjilanit – në Partesh, në Kllokot një djalë është therrur me thikë”.
“Por policia e ka kryer punën e saj dhe ne po presim që hetimet të kryhen”, tha Stojanoviq.