Në një klub nate në qendër të Stokholmit është hedhur një bombë, ka deklaruar policia duke shtuar se nuk ka viktima.
“Kemi marrë ftesë se persona të panjohur kanë gjuajtur eksploziv në restorant. Klubi i natës ka qenë i mbyllur, por personeli ka qenë brenda por nuk ka të lënduar”, ka deklaruar Policia.
Nga shpërthimi janë thyer xhamat dhe janë shkaktuar dëme tjera materiale. Policia ka arritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe ka mbyllur të gjithë lagjen.
Hetimi ka filluar menjëherë ndërsa ekspertët po tentojnë që të zbulojnë llojin e eksplozivit që është hedhur në restorant.
Nuk dihet kush e ka kryes sulmin e as cili është motivi.