Në një intervistë ekskluzive për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, flet për sfidat me të cilat përballet sot NATO-, rrezikun e terrorizmit dhe rolin kyç që luan Shqipëria brenda Aleancës
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku takoi personalitetet më të larta të Shtetit shqiptar.
Në qendër të mesazheve të përcjella nga Stoltenberg gjatë qëndrimit në Tiranë, ishte lufta ndaj terrorizmit dhe përpjekjet që vendet e Aleancës dhe Shqipëria mes tyre po bëjnë për të ndalur. Që prej 7 prillit, kur 2009 Shqipëria u bë anëtare e plotë e NATO-s, kjo është periudha kur Aleanca Euro-Atlantike po përballet më fuqishëm me rrezikun mjaft të madh siç është terrorizmi.
56 vjeçari, elegant dhe energjik, tregoi mjaft interes për çështjet e sigurisë që përballet sot Ballkani Perëndimor dhe sidomos Shqipëria, kur i përgjigjet pyetjeve gjatë intervistës ekskluzive për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, duke nënvizuar se Shqipëria “është një aleat i çmuar i Aleancës”.
I emëruar sekretar i përgjithshë m i NATO-s në 1 tetorin e vitit të shkuar, ish-kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg, po përballet sot me një nga sfidat më të vështira me të cilat është përballur NATO-ja, që kur u themelua më 4 prill 1949, pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë një ceremonie në Uashington, ku ishin 12 shtete fillestare – dhjetë europiane dhe dy nga Amerika Veriore: Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, i dhanëjetë Aleancës më të madhe ushtarake.
Ekonomist në profesion, Stoltenberg, ka lindur në një familje të përfshirë në politikë, babai ishte ministër i Mbrojtjes dhe më pas i Punëve të Jashtme, ndërsa nëna Sekretare e Shtetit. Ashtu si prindërit e tij Stoltenberg, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ia ka dedikuar karrierën e tij politikës. Deputet që në vitin 1991, ministër i Energjisë dhe më pas i Financave, u bë në vitin 2000, një ditë pa si mbushi 41 vjeç, kreu më i ri i një qeverie norvegjeze. Një pozicion të cilin e mbajti për një kohë të shkurtër, por që e rimori sërish nga viti 2005 deri në tetorin e vitit 2013.
Sot , Stoltenberg flet “për një mjedis të ri dhe të ndryshuar të sigurisë”, duke shtuar se kjo është sfida më e madhe me të cilët po përballet NATO sot. Ai flet për rritjen e agresivitetit të Rusisë në Lindje, për paqëndrueshmërine në Afrikë dhe për dhunën në Irak dhe Siri.
I lindur në një vend ku traditat pacifiste bashkëjetojnë më së miri me kulturën atlantiste, Stoltenberg, shumë popullor në vendin e tij, habiti të gjithë botën kur bërri thirrje që t’i kundërvihemi me më shumë demokraci dhe më shumë humanizëm sulmeve ekstremiste të Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 persona më 22 korrik 2011.
Gjatë intervistës me ATSH-në, Stoltenberg rikujton me hidhërim atë krim duke u shprehur se “terrorizmi nuk njeh k ufij” dhe se “nuk bën dallim mes grupeve etnike dhe fetare. Në Norvegji ishte në fakt një person i bardhë, i krishterë, i cili keqpërdori krishterimin, apo fenë e tij, për të justifikuar një sulm terrorist”./ATSH