Një studente amerikane humbi jetën pasi u qëllua për vdekje në vigjilje të Vitit të Ri në SHBA.
20-vjeçarja Sara Mutschlechner po kthehej në shtëpi me miqtë e saj, pasi kishin festuar.
Ajo ishte shoferja e makinës.
Një fuoristradë e zezë ndaloi pranë tyre në semafor.
Mes 5 ose 6 personave në makinën e zezë dhe pasagjerëve në makinën e Sarës nisi një debat, përpara se një prej personave në fuoristradë të hapte zjarr.
Policia dyshon se ishte një sherr i momentit, nga ato që njihen si ‘tërbimet e rrugës’.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që palët të kishin qenë në festë së bashku dhe të kenë pasur sherr edhe atje.