Telashe në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, studentët u drejtohen Universitetit dhe MASHT me katër kërkesa !
Ja kërkesat e tyre :
NGA: STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
PËR: SENATIN E UNIVERSITETIT TË GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
MINISTRINË E ARSIMIT SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË
LËNDA: KËRKESË
KËRKESË
Të nderuar Senatorë të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.
Të nderuar rektorati i këtij Universiteti.
Ne studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” jemi të pakënaqur me veprimet e fundit që ndodhën mbrenda Universitetit, ne shprehim pakënaqësinë tonë përmes këtyre kërkesave:
Kërkojmë nga Senati dhe rektorati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”
- Rizgjedhjën e Këshillit Drejtues në kuadër të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” i përbërë nga katër anëtarë.
- Emërimi i një anëtari të ri në Këshillin Drejtues nga Ministria e Arsimit duke e zëvendësuar me znj.Mimoza Kusari-Lila, arsyeja mospolitizimi i Universitetit.
- Shqyrtimi i ankesave dhe marrja e një vendimi për ankesat e bëra nga Studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, në këto ankesa shprehëmshqetësimet për ndërhyrjet që po bëhen nga stafi administrativ, saktësisht njerëz që punojnë jashtëligjshëm mbrenda murëve të Universitetit.
Ankesa këto ndaj u.d Sekretarës së Universitetit znj.Linda Dula-Halilabazi.
- Lejimi i afatit të tetorit me të drejtë paraqitje nga dy provime dhe i njëjti të vlejë për arritjen e kushtit për vitin vijues.
Andaj, ne Studentët e Gjakovës mbesim me shpresë që organet vendimarrëse të reagojnë ndaj kërkesave tona dhe të merret një verdikt final.
Nëse këto kërkesa nuk realizohen deri më dt.07 tetor 2015 studentët e këtij Universiteti do të fillojnë me greva deri në realizimin e kërkesave tona legjitime.
Greva fillestare do të jetë BOJKOT mësimit deri në PROTESTA.
Me respekt;
Studentët e Universitetit të Gjakovës “FehmI Agani”